Home / Lajme / Maqedoni / Sesionin informativ në temë “Nëpërmjet programit trajnues drejtë rritjes së biznesit

Sesionin informativ në temë “Nëpërmjet programit trajnues drejtë rritjes së biznesit

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot në bashkëpunim me Programin për rritjen e punësimit (Increasing Market Employability Programme) të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim implementuar nga Swisscontact dhe PREDA Plus organizuan sesionin informativ në temën “Nëpërmjet programit trajnues drejtë rritjes së biznesit!”

Qëllimi i sesionit informativ është prezantimi Grupacionit të grave afariste (GGA) pranë OEMVP-së dhe prezantimi I shërbimit – Coaching, që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin personal të sipërmarrësitë dhe të biznesit, shërbim të cilin e ofron IME për anëtarët e GGA-së me 30% mbulim nga ana e tyre të shpenzimit total për çdo produkt.

Takimin u hap me fjalim përshëndetës nga përfaqësues të OEMVP-së, kurse më pas u bë edhe një prezantim i shkurtë rreth punës së GGA.

Në këtë takim u diskutua me pjesëmarrësit ndikimi i Programi trajnues në rritjen e shitjes dhe mundësitë që ofrohen me këtë program.

Ky program trajnues për rritjen e shitjes është projektuar për të përmirësuar aftësinë e një menaxhere grua, në konsultim me një trajner me përvojë, duke punuar së bashku në drejtim për të krijuar plane efektive drejt qëllimit të njëjtë për të arritur suksesin në biznes.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *