Home / Lajme / Botë / Seuli refuzon ta paguajë mburojën kundër-raketore amerikane

Seuli refuzon ta paguajë mburojën kundër-raketore amerikane

Seuli e hodhi poshtë sot mundësinë që të paguajë për sistemimin e mburojës së shtrenjtë kundër-raketore amerikane në territorin e tij, që është i dedikuar për shkatërrimin e raketave të gjuajtura nga ana e Koresë Veriore.

Elementet e para nga mburoja kundër-raketore “THAAD” tani më kanë arritur në rajonin jugor Seonxhu, ku edhe do të sistemohen, 250 kilometra në jug të Seulit.

Kjo e zemëroi Pekinin në efektin e shqetësimit të fuqishëm të gadishullit.

Përfaqësuesit amerikanë siguruan se mburoja do të jetë gati për veprim për një kohë të shkurtër.

“E informova Korenë Jugore se është adekuate që ata të paguajnë. Ai është sistem prej një miliardë dollarë”, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp.

“Kjo është diçka e jashtëzakonshme, i shkatërron raketat që kur janë në qiell”, theksoi Tramp.

Seuli u përgjigj se në pajtim me marrëveshjen për praninë ushtarake amerikane në vend (mbi 28.000 ushtarë), Jugu siguron terren për sistemin “THAAD” dhe infrastrukturë adekuate, ndërsa Uashingtoni duhet të sigurojë mjete për sistemin dhe veprimin e tij.

Kjo pozitë parimore mbetet e pandryshuar, qëndron në kumtesën e Koresë Jugore

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *