Home / Kryesoret / SHBA, dënohen drejtorët e Maxhar Telekomit për ryshfet ndaj politikanëve të Maqedonisë

SHBA, dënohen drejtorët e Maxhar Telekomit për ryshfet ndaj politikanëve të Maqedonisë

Komisioni Amerikan për letra me vlerë publikon se ish drejtorët e Maxhar Telekomit Eleg Shtraub dhe Andras Balog janë pajtuar që të paguajnë gjobë në të holla, ndërsa ndaj tyre është shqiptuar edhe dënim me ndalesë për kryerje të detyrës zyrtare si drejtorë ose të punësuar në shoqata aksionare për 5 vitet e ardhshme.

Shtraub do të paguajë gjobë prej 250.000 dollarësh amerikan, ndërsa Balog shumën prej 150.000 dollarësh.Dënimi vjen pas akuzave ndaj drejtorëve të Maxhar Telekomit, se politikanëve të Maqedonisë u kanë paguar ryshfet që të pengojnë konkurencën në treg, ka deklaruar Stefani Avakian, drejtor ekzekutiv i sektorit për hetime në Komisionin Amerikan për letra me vlerë.

Sipas dëshmitarëve, nga ryshfeti i Maxhar Telekomit kanë përfituar ish kryeministri Vllado Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, edhe atë nga 2,5 milionë euro secili.

Pasi procesi në SHBA mori publicitet, edhe Prokuroria e Maqedonisë hapi lëndë për rastin “Maxhar Telekom”. Lëndën e ka kërkuar edhe Prokuroria Speciale Publike e Katica Janevës, por Këshilli i Prokurorëve deri tani nuk ia ka dorëzuar këtë rast.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *