Home / Lajme / Maqedoni / SHBA: Do të punojmë me Talat Xhaferin për të mbështetur demokracinë në Maqedoni

SHBA: Do të punojmë me Talat Xhaferin për të mbështetur demokracinë në Maqedoni

Departamenti i Shtetit Amerikan e ka dënuar fuqishëm sulmin e dhunshëm mbi anëtarët e Kuvendit të Maqedonisë të ndodhur mbrëmë, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit,

Departamenti i Shtetit bën të ditur se do të punohet me kryetarin e ri për të mbështetur demokracinë dhe të ndihmuar Maqedoninë në rrugën evropiane. Më tej, në reagim thuhet se dhuna nuk ka vend në proceset demokratike.

SHBA-të thërrasin autoritetet e Maqedonisë që të ofrojnë siguri për anëtarët e Kuvendit dhe për të hetuar imtësisht sulmin e ndodhur, duke nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit që kryen dhunë.

Departamenti i Shtetit u bën thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin paqësisht dallimet dhe të respektojnë ligjet dhe proceset demokratike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *