Home / Lajme / Botë / SHBA e kërcënon Korenë Veriore: Shpatën e kemi gati

SHBA e kërcënon Korenë Veriore: Shpatën e kemi gati

Duke qëndruar në kuvertën e një aeroplanmbajtësi masiv, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, të mërkurën e paralajmëroi Korenë Veriore që të mos e testojë vendosmërinë e ushtrisë amerikane, duke premtuar se ushtria amerikane do të kundërpërgjigjet në mënyrë efektive dhe dërrmuese ndaj çfarëdo përdorimi të armëve bërthamore apo konvencionale.

Pence, i veshur me xhaketë të gjelbër ushtarake, tha në bordin e aeroplanmbajtësit “USS Ronald Reagan” se Administrata e presidentit Trump do të vazhdojë të punojë me zell me aleatët e vet, si Japonia, Kina dhe fuqitë e tjera globale për të bërë presion diplomatik dhe ekonomik ndaj Koresë Veriore, transmeton Express.

Ai u tha lundruesve amerikanë se “siç të gjithë ju e dini, gatishmëria është çelësi”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë do të kërkojnë paqe, por nën administrimin e presidentit Trump, mburoja bën roje dhe shpata qëndron në gatishmëri“, tha Pence para 2.500 lundruesve amerikanë në bazën detare amerikane në Tokio. /Express/

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *