Home / Kryesoret / SHBA ELEM i gatshëm për fazën e dytë të Turbinës me erë “Bogdanci”

SHBA ELEM i gatshëm për fazën e dytë të Turbinës me erë “Bogdanci”

Parku me turbinat e erës “Bogdanci” për drejtorin e përgjithshëm të SHA ELEM, Hristijan Mickovski është investim më i pagueshëm deri më tani, ndërsa kompania tashmë është e gatshme për realizim të fazës së dytë të projektit.

“Nga vetë fillimi i punës së Parkut me turbina të erës “Bogdanci” prodhimtaria e parashikuar e energjisë elektrike është tejkaluar për 25 për qind. Rezultatet që janë arritur i konsiderojmë si jashtëzakonisht të mira dhe të suksesshme dhe kontribuojnë pozitivisht në likuidimin vijues të kompanisë. Kjo na jep shpresë për realizimin e fazës së dytë, por edhe për implementimin e projekteve të ngjashme në rrethinën e Bogdancit dhe në territoret e tjera në Maqedoni”, deklaroi Micovski pas vizitës së Parkut me turbina me erë.

Ai theksoi se parqet me turbina të erës nuk janë me punë intensive, respektivisht gjithë procedura e prodhimtarisë së energjisë elektrike është e automatizuar dhe nuk nevojitet angazhim i fuqisë së rëndësishme të punës, por paguhen shpejt dhe janë të mira për portofolin e firmës.

Парк Богданци

“Parku me turbina me erë “Bogdanci” ka vlerë të fuqisë së instaluar prej 50-të megavatëve, të cilët kur do të punonin në kushte optimale do të jepnin rreth 100 gigavatë orë energji elektrike që është ekuivalente me konsumin vjetor për 60-të mijë qytetarë për nevoja personale”, theksoi Micovski.

Projekti Parku me turbina me erë “Bogdanci”, shtoi është i ndarë në dy pjesë. I pari, i cili tashmë është i instaluar, është i formuar nga 16 turbinave me fuqi instaluese prej 2,3 megavatëve ose gjithsej 36,8 mebavatë. Për kompletim mbeten edhe 13,8 megavatë ose vendosje të edhe 6 turbinave me fuqi prej 2,3 megavatëve.

Faza e parë është investim në vlerë prej 55,5 milionë eurosh nga të cilat 47,9 milionë janë të siguruara nga kredia nga banka gjermane KvF, ndërsa pjesa tjetër janë mjete personale të SHA ELEM. Për fazën e dytë është i domosdoshëm investim prej 24 milionë eurove, nga të cilat 18 milionë euro kredi, ndërsa të tjerat nga mjetet persona të SHA ELEM.

Мицкоски

“Gjithë mbështetja administrative dhe logjistike për fazën e dytë të projektit Parku me turbinat me erë “Bogdanci” ka përfunduar, është siguruar financimi, por për realizimin është e domosdoshme debia për të cilën nevojitet zgjidhje e krizës politike”, tha Micovski.

Мицкоски и Пауноски ЕЛЕМ

Siç informoi drejtori  për zhvillim dhe investim i SHA ELEM, Aleksandar Paunovski, për fazën e dytë të Parkut me turbina me erë “Bogdanci” Centralet e Maqedonisë ka hartuar analizë ekonomike, ka marrë vendim investues për vazhdim të projektit, është dërguar kërkesë për debi deri te Ministria e Financave, ndërsa është kryer edhe mision nga KfV banka.

“Presim që së shpejti të kompletohet pjesa investuese-teknike dhe të fillohet me realizimin e fazës së dytë”, deklaroi Paunovski.

Ai theksoi se Parku me turbina me erë “Bogdanci” punon në 30 për qind nga ditët gjatë një viti, që është më mirë nga mesatarja evropiane që lëviz rreth 25 për qind.

Shpejtësia mesatare e erës në Parkun me turbinat e erës “Bogdanci” është 71, metër në metër katror.

Në tre muajt e parë të vitit, prodhimtaria e energjisë elektrike në Parkun me turbina me erë “Bogdanci” arrin 28.066 megavat orë ose për 14.87 për qind më shumë nga 24.432 megavat orët e planifikuara.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *