Home / Kryesoret / SHBA i dha mbështetje Talat Xhaferit si kryetar të Parlamentit

SHBA i dha mbështetje Talat Xhaferit si kryetar të Parlamentit

Ambasada e SHBA në Shkup sonte ka dënuar dhunën në Parlament në çdo kuptim të fjalës.

“Kjo nuk është në pajtim me demokracinë dhe nuk është i pranueshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Kjo është kritike. Të gjitha palët të respektojnë proceset demokratike sipas ligjeve dhe u bëjmë thirrje që të përmbahen nga veprimet e dhunshme të cilat përkeqësojnë situatën.

Shumica e deputetëve ka zgjedhur Talat Xhaferi për kryetar të parlamentit gjatë një seance të rregullt konstituive të Kuvendit. Ne do të punojmë me të për të mbështetur demokracinë dhe për të çuar përpara interesat e Maqedonisë”, thonë nga Ambasada e SHBA në Shkup.

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *