Home / Lajme / Botë / SHBA-ja do të vazhdojë me presion mbi Korenë Veriore përmes përforcimit të sanksioneve

SHBA-ja do të vazhdojë me presion mbi Korenë Veriore përmes përforcimit të sanksioneve

Zyrtarë të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara u thanë senatorëve amerikanë se qëllim i tyre është të nxisin Korenë e Veriut që të çmontojë programet e saj bërthamore dhe raketore, përmes sanksioneve më të fuqishme ndërkombëtare dhe presionit diplomatik.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura ndaj Phenianit në javët e fundit, të cilat sugjeronin se Uashingtoni mund të veprojë ushtarakisht, zyrtarët u thanë ligjvënësve të Senatit se administrata mbetet e hapur për negociata me Korenë Veriore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis, dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Koats, e përshkruan Korenë e Veriut si një “kërcënim urgjent të sigurisë kombëtare”, që synon të zhvillojë aftësi për lëshimin e raketave bërthamore kundër SHBA-së.

“Qasja e presidentit ka për qëllim t’i bëjë presion Koresë së Veriut për çmontimin e programit të saj bërthamor dhe të raketave balitistike, duke forcuar sanksionet ekonomike dhe duke ndërmarrë masa diplomatike me aleatët tanë dhe partnerët rajonalë”, thanë ata në një deklaratë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *