Home / Lajme / Maqedoni / SHBA me porosi të fuqishme ndaj Gruevskit dhe VMRO-së

SHBA me porosi të fuqishme ndaj Gruevskit dhe VMRO-së

Qyetarët e Maqedonisë zgjodhën përfaqësuesit parlamentar në dhjetor, dhe ka shumicë të qartë në Kuvend, presin për t’u formuar Qeveria, ndërsa deputetët që e pengojnë atë do të japin përgjegjësi, thonë nga Depertamenti i shtetit amerikan, njofton TetovaSot.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar porosi të fuqishme liderit të VMRO, Nikolla Gruevskit dhe liderëve të tjerë që të bëjnë gjithçka, që sa më shpejt të jetë e mundur të krijohet qeveria e re, që vendi të vazhdojë me reformat për në rrugëtimin e saj në familjen euro-atlantike.

“Qyetarët e Maqedonisë zgjodhën përfaqësuesit parlamentare në dhjetor, dhe ka shumicë të qartë në Kuvend, që presin për t’u formuar Qeveria. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët maqedonas që të bëjnë gjithçka, për formimin e Qeverisë pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë me reformat e nevojshme për t’u bërë anëtare e plotë e familjes euro-atlantike. Politikanët të cilët përpiqen që të bllokojnë formimin e qeverisë, e zhvlerësojnë sundimin e ligjit, proceset demokratike dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në rajon. Ne do të punojmë me partnerët evropianë për të inkurajuar këta politikanë që të ndalin opstrukcionet e tyre, duke përfshirë edhe mundësinë që të njëjtit të japin përgjegjësi për veprimet e tyre”, thuhet në komunikatën e Departamentit të shtetit amerikan.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *