Home / Lajme / Botë / SHBA vendos sanksione ndaj sirianëve për sulmin e dyshuar kimik

SHBA vendos sanksione ndaj sirianëve për sulmin e dyshuar kimik

Qeveria amerikane ka njoftuar se ka vendosur “sanksione gjithëpërfshirëse” për zyrtarët e qeverisë siriane, në përgjigje për sulmin me gaz sarin ndaj civilëve, të kryer nga forcat e presidentit Bashar al-Assad, më herët gjatë prillit.

Departamenti amerikan i Thesarit, më 24 prill, ka urdhëruar ngrirjen e pasurisë në SHBA të 271 punonjësve të Qendrës Studimore Shkencore të Sirisë (SSRC).

Sanksionet gjithashtu do të bëjnë të paligjshëm për çdo person apo biznes amerikan që punon me këta 271 individë.

Departamenti i Thesarit ka thënë se SSRS është përgjegjës për prodhimin e armëve kimike dhe Uashingtoni mendon se ato janë përdorur në sulmin e 4 prillit.

Sulmi i dyshuar kimik ka vrarë 87 njerëz në provincën Idlib.

“Këto sanksione gjithëpërfshirëse kanë për cak Qendrën Shkencore që ka mbështetur diktatorin Bashar al-Assadm në sulmin e tmerrshëm kimik ndaj civilëve të pafajshëm”, ka thënë Sekretari i Thesarit, Steven Mnunin.

Ai ka thënë se sanksionet janë “mesazh i fortë” që Uashingtoni do të “mbajë përgjegjës të gjithë regjimin e Assadit”.

Më 7 prill, SHBA sulmoi me raketa një bazë ajrore siriane, në përgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *