Home / Lajme / Botë / Shefi i Policisë në Amsterdam: Mafia shqiptare e drogës pastron para në kryeqytet

Shefi i Policisë në Amsterdam: Mafia shqiptare e drogës pastron para në kryeqytet

Shefi i policisë Pieter Jaap Aalbersberg ka thënë në një intervistë për gazetën “QKR” të premten se përfitimet e mëdha të tregtisë së drogës në Holandë janë duke u investuar në prona, kafene dhe bare në të gjithë Amsterdamin.

Pavarësisht përpjekjeve për të reduktuar impaktin e drogës, më shumë para janë duke u shpërndarë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në De Clerqstraat dhe Javastraat Van Woustraat në Zuid.

Ai u shpreh se bandat nuk janë më rreptësisht hierarkike, por janë kthyer në rrjete, ku disa prej të cilave janë të organizuara sipas disa vijave etnike, duke i dhënë vëmendje të veçantë bandave shqiptare.

Nuk ekzistojnë më mafiat ku mbizotëron besnikëria dhe respekti, tha ai.

Edhe pse shifrat e krimit në Amsterdam janë në rënie, rritja e emigrantëve në veçanti në kryeqytetin holandez është një shqetësim i madh për burimet e policisë.

Disa javë më parë, në Aalbersberg, lindi nevoja për 500 policë më shumë për të mbajtur qytetin të sigurt.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *