Home / Shëndeti / Shega e Egër, Fruti Organik i Shqipërisë

Shega e Egër, Fruti Organik i Shqipërisë

Shega ose siç njihet ndryshe “molla me fara”, është një frut simbol i legjendave dhe traditave mbarë shekullore. Ky frut  mban kurorën e frutave dhe është simbol i pjellorisë, ambicies, begatisë, fatit të mirë dhe bollëkut. Shega e egër, ka një lëkurë në ngjyrë jeshile të çelët e deri në të kuqe me fara të bardha që janë të tharta. Ajo përdoret për të përmirësuar tretjen. Në mbarë botën, shega e egër përdoret për t’i dhënë shije salcave, supave, për të marinuar, për të zbukuar sallatat, perimet apo edhe për t’u bërë reçel.  Shega e egër gjendet shumë e përhapur në veriun e Shqipërisë në vende ku ato rriten në mënyrë natyrale. Banorët e këtyre zonave nxjerrin prej tyre një lëng të shijshëm dhe të mrekullueshëm, një nga lëngjet më unikë dhe më të shëndetshëm që mund të pini ndonjëherë. Këto lëngje gjenden kryesisht në restorantet me produkte organike të mirënjohura pranë Lezhës dhe Shkodrës. Lëngu i shegës së egër është i pasur me polifenolë, antioksidantë, vitamina B5, B6, C dhe kalium. Ai lufton mikrobet dhe bakteret. Nëse jeni të interesuar të përftoni vetëm lëngun, atëherë prijeni frutin në dy pjesë dhe shtrydheni si në rastin e portokallit. Një tjetër metodë është ta shtypni frutin e rrumbullaktë në një sipërfaqe të fortë, dhe më pas ta shponi pjesën fundore dhe ta shtrydhni në një gotë. Farat kanë ngjyra që variojnë nga e kuqja, roza e ndezur dhe roza e çelët. Stina e shegës së egër Stina e shegës së egër nis në Prill dhe përfundon në fund të Majit. Megjithatë, bima ka një periudhë lulëzimi të dytë që vërehet në Korrik dhe në Nëntor. Përbërja kimike e frutit 64 përqind e frutit të plotë është e ngrënshme.  Vlerat mjekësore Lëngu i gjetheve të freskëta dhe kokrrave të kësaj bime të egër rekomandohen për ata që vuajnë nga problemet me stomakun. Lëkura bëhet pluhur dhe përdoret për problemet me mëlçinë. Lulet dhe kokrrat e pabëra forcojnë mishrat e dhëmbëve. Shegët e pjekura pasurojnë gjakun, shërojnë lëndimet e fytit, syrit dhe problemet me kraharorin

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *