Home / Lajme / Rajon / Sherr mes fqinjëve, plagoset me sëpatë një person

Sherr mes fqinjëve, plagoset me sëpatë një person

Një sherr mes dy fqinjëve në një fshat të Shijakut ka përfunduar me një të plagosur me sëpatë.

Ahmet Norja 74 vjeç, banues në Likesh të Shijakut mbrëmjen e djeshme, e shtunë, pas një konflikti me A.Ç., 52 vjeç, e ka qëlluar me sëpatë.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve. Rrethanat e konfliktit mbeten të paqarta, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e tyre.

Paraprakisht flitet se gjithçka ka nisur pas një debati për kufirin që ndante tokat e tyre.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i 74- vjeçarit, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i sëpatës.

Ndaj të dyshuarit materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *