Home / Lajme / Rajon / Shfrytëzonte gruan si prostitutë rrugëve të Europës, nën hetim 31-vjeçari

Shfrytëzonte gruan si prostitutë rrugëve të Europës, nën hetim 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është nën hetim pasi akuzohet se ka shfrytëzuar bashkëshorte e tij si prostitutë.

Burime nga policia lokale e Elbasanit bëjnë me dije se, ka nisur hetimi për Erevis L., banues në Cërrik.

Dyshohet se në vitin 2014, 31-vjeçari ka shfrytëzuar për prostitucion në Itali e Greqi bashkëshorten A.L., 24 vjeçe.

Materialet hetimore në ngarkim të 31-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Ai akuzohet për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *