Home / Lajme / Botë / Shinzo Abe e lavdëron Donald Trumpin

Shinzo Abe e lavdëron Donald Trumpin

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, e ka lavdëruar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për përkushtim e fortë të treguar ndaj sigurisë globale dhe të aleatëve, pas bisedës së dytë telefonike me liderin amerikan në katër ditë.

Dy liderët u pajtuan se Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja Jugore të mbesin në kontakt të ngushtë për Korenë Veriore, si dhe janë pajtuar që ta mbikëqyrin nga afër përgjigjen e Kinës ndaj zhvillimit të programit bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut, ka thënë Abe para gazetarëve, transmeton Express.

Në një bisedë telefonike të enjten e kaluar, vetëm një ditë pas testimit më të fundit raketor të Koresë së Veriut, Abe njoftoi se ai dhe Trump ishin pajtuar se testimi i raketës balistike ishte provokim i rrezikshëm si dhe kërcënim serioz.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *