Home / Kryesoret / Shitet një pjesë e Bit Pazarit, tregtarët paralajmërojnë protesta

Shitet një pjesë e Bit Pazarit, tregtarët paralajmërojnë protesta

Është nxjerrë në shitje një pjesë e Bit Pazarit, tregut më të madh të gjelbër të Shkupit. Tregtarët e pjesës së jashtme të Bit Pazarit paralajmërojnë protesta. Ata shprehen të revoltuar nga vendimi i ndërmarrjes “Skopski Pazar” për të shitur pjesën ku ata kanë tezga.

Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve Ekrem Dolek thotë se nuk ka asgjë kontestuese në shitjen e 500 metra katrorë të pjesës së tregut, sepse firma posedon listë pronësie dhe me të mund të bëjë çfarë të dëshirojë, por se është i befasuar nga kjo situatë. Drejtori i Skopski Pazarit, Sasho Davitkovski për Alsat M tha se përgjigje do të japë nesër.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *