Home / Kryesoret / Shkolla e Gladiatorëve në Austri! – (VIDEO)

Shkolla e Gladiatorëve në Austri! – (VIDEO)

Në 2011, arkeologët zbuluan rënojat e një shkolle gladiatorësh romake, në afërsi të kryeqytetit austriak, Vjenë, duke gjetur se “ishte një nga miliona të tilla”.

Për të zbuluar më tepër, në Carnuntum, qyteti antik që ka qënë aty, studiuesit bën një skanim të plotë të zonës duke përdorur një radar që penetron në tokë.

Pa asnjë gërmim, projekti tregi zonën e të gjithë qytetit pranë amfiteatrit, që kishte furra buke, taverna dhe dyqane.

Pas zbulimit të shkollës së gladiatorëve, matjet u bënë përreth gërmimeve të amfiteatrit, dhe rezultatet nxorrën të gjithë qytetin, me infrastrukturën e nevojshme për lojërat e gladiatorëve. Rruga e spektakleve ndoshta ndihmonte vendasit të kishin taverna, dyqane suveniresh dhe shitësit e ushqimit, njësoj siç ndodh sot në ditët e mëdha të sportit.

Pas një taverne, zbuluesit gjetën një ndërtesë magazinimi dhe furrë, ku buka prodhohej për 13 mijë spektatorët. Ndërsa vera dhe ushqimet e tjera rruheshin në qilarë nëntokë.

 

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *