Home / Lajme / Kronika e zezë / Shkup, dy persona kanë humbur jetën

Shkup, dy persona kanë humbur jetën

Dy persona kanë humbur jetën në gjithsej 13 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.

Në dy aksidente me lëndime të rënda kanë përfunduar dy persona, në gjashtë aksidente më lehtë janë lënduar shtatë persona, ndërsa në katër aksidente është shkaktuar vetëm dëmi material.

Policia gjatë ditës së djeshme ka dënuar 18 persona të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shoferë ka drejtuar makinën në gjendje të alkoolizuar, ndërsa tre shoferë janë dënuar për shkak se kanë kaluar në sinjalizim të kuq.

Janë dënuar edhe 16 persona të cilët kanë drejtuar makinën pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *