Home / Kryesoret / Shoferi humb kontrollin mbi makinën, lëndon shtatë persona në një market në Shkup

Shoferi humb kontrollin mbi makinën, lëndon shtatë persona në një market në Shkup

Shoferi i cili me makinën e tij u fut në një market në Shkup, lëndoi shtatë persona, një prej të cilëve është këmbësor, kurse pjesa tjetër të punësuar. Siç njoftojnë nga MPB-ja, ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në orën 07:40, kur Q.O (42) nga Shkup, duke drejtuar makinën “Opel Astra” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin mbi makinën dhe e ka goditur këmbësorin H.R (29).

Pas goditjes së këmbësorit shoferi ka vazhduar me lëvizjen e makinës dhe me pjesën e prapme ka goditur derën hyrëse të marketit.

Në këtë aksident është lënduar këmbësori, i cili është dorëzuar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ku i është treguar ndihma mjekësore dhe është mbajtur për kurim të mëtejshëm.

Pas aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe gjashtë të punësuar, të cilët morën lëndime të lehta trupore.

SPB Shkup ka kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe punon për ta zbardhur plotësisht rastin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *