Home / Lajme / Maqedoni / Shojgu: Inkuadrimi i Malit të Zi drejt NATO-s nevojitet për përforcimin e kontrollit të Aleancës mbi Ballkanin

Shojgu: Inkuadrimi i Malit të Zi drejt NATO-s nevojitet për përforcimin e kontrollit të Aleancës mbi Ballkanin

Inkuadrimi i Mali të Zi ndaj NATO-s nevojitet për shkak të përforcimit të kontrollit të Aleancës mbi Ballkanin, deklaroi sot ministri rus i Mbrojtjes, gjenerali Sergej Shojgu, në hapjen e Konferencës së Moskës për siguri ndërkombëtare, transmeton TASS.

Sipas Shojgut, NATO edhe më tej projekton forcë në afërsi të kufijve rus, duke tërhequr shtete të reja në sferën e ndikimit të tyre.

“Vendimet e fundit për pranimin e Malit të Zi në NATO janë konfirmim i drejtpërdrejtë për këtë. Potenciali ushtarak i Malit të Zi është afër zeros, por pozicioni gjeografik lejon të përforcohet kontrolli mbi Ballkanin”, tha Shojgu.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *