Home / Lajme / Rajon / Shoqatat shqiptare në Austri reagojnë për situatën në Maqedoni

Shoqatat shqiptare në Austri reagojnë për situatën në Maqedoni

Reagim i përbashkët i Shoqatave shqiptare në Austri! drejtuar:

1.Opinionit publik në Maqedoni.

2.Subjekteve politike Sqiptare në Maqedoni.

3.OSBE_së.

Në takimin e përbashkët kosultativ të shoqatave dhe subjekteve shqiptare në Vjenë ku morrën pjesë përfaqësues nga Shoqata „ Kërçova“, Shoqata „Iliria“, Shoqëria „ Lëvizja“, Lëvizja Vetvendosje dhe bashkëatdhetarë të shumtë u shpreh indinjatë e thellë mbi gjendjen në Maqedoni dhe dhunën e ushtruar mbi deputetët shqiptarë të parlamentit si dhe mbi gazetarët e raportuesit nga vendi i ngjarjes, dhuna e ushtruar është e pa pranueshme si e tillë dhe shprehje e terrorizmit të orkestruar nga segmente të caktuara të ish pushtetit. Nga ky takim qartë dhe me ngulm u kërkua që subjektet shqiptare në Maqedoni të zbatojnë platformën e arritur dhe të jenë të sigurtë në përkrahjen konkrete nga e gjithë mërgata shqiptare në çdo kohë dhe situatë. (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *