Home / Lajme / Maqedoni / Shpallje për trajnim të 220 personave për programim publik dhe testim softuerik

Shpallje për trajnim të 220 personave për programim publik dhe testim softuerik

Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë (APRM) sot publikoi shpallje për trajnim falas TI për 220 persona, prej të cilëve 110 për programim publik, ndërsa 110 për testim softuerik. Do të marrin certifikata me të cilët më lehtë do të vinin deri në punësim në firma TIK ku ka deficit nga kuadër i tillë.

Në shpallje mund të paraqiten të papunë deri në 29 vjeç me njohuri fillestare për programim. Duhet të kalojnë para testimit që të përfshihen në trajnimin që për një person kushton 1.550 euro. Për këtë masë janë siguruar 18.450.000 denarë (295.000) nga granti i tretë i APRM-së “Mbështetje për punësim të të rinjve deri në moshën 29 vjeç”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

“Shpresoj se deri në fund të këtij viti të gjithë 220 personave do të marrin certifikata dhe do të përpiqemi t’ua ofrojmë një pjese të kompanive të cilët hapën përfaqësi dhe vende pune në Maqedoni dhe atyre të cilët tanimë ekzistojnë dhe kanë nevojë për persona të këtillë”, tha në konferencën për shtyp Vllatko Popovski, drejtor i APRM-së.

Sipas ministres së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska, tregu i punës në Maqedoni ka fuqi të madhe absorbuese për TI kuadër. Çdo të tretën ditë sivjet, potencoi, hapet firmë programuese. Nga fillimi i vitit janë hapur 67 kompani të reja nga TIK-ja, nga të cilët 40 në veprimtaritë programim, përpunim të të dhënave dhe internet portaleve. Nga këto arsye, theksoi ministrja, është e domosdoshme qasje e koordinuar nga të gjithë institucionet, gjegjësisht krahas universiteteve të cilat prodhojnë profesionistë të diplomuar, duhet të punohet edhe në rikualifikim.

Përmes projekteve të APRM-së dhe me ndihmë nga fondet evropiane deri tani për sferën e TI-së janë rikualifikuar mbi 800 persona pa arsim formal të TI-së, ndërsa në fazë rikualifikimi janë 200. Pesëqind tanimë janë punësuar rregullisht, ndërsa për të tjerët konsiderohet se janë të angazhuar me kontrata autoriale dhe kontrata në vepër.

Veprimtaritë kyçe për rikualifikimet janë konfirmuar në konsultime me biznes sektorin. Hulumtimi më i ri i APRM-së, siç theksoi Popovski, tregon se programuesit, inxhinierët për mirëmbajtje të softuerit dhe personat për mirëmbajtje të aplikacioneve softuerike janë në tre vendet e para nga 15 profesionet më të kërkuara në tregun e punës në shtet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *