Home / Lajme / Botë / Shpërthen një bombë në Francë

Shpërthen një bombë në Francë

Policia franceze njofton se një bombë e vogël ka shpërthyer sot para zyrës së kompanisë së energjisë “EDF” në ishullin francez, Corsica.

Zëdhënësja e policisë, Frederique Olivaux, ka thënë se një bombë e bërë në shtëpi shpërtheu sot në 4 të mëngjesit përballë ndërtesës në qytetin e dytë më të madh të Corsica, Bastia, transmeton Express.

Nuk ka të lënduar nga ky incident, ka thënë ajo.

Dera e zyrës është dëmtuar, ndërsa xhamat i janë thyer.

Corsica është shtëpi e një lëvizjeje aktive separatiste si dhe ka histori të dhunës së grupeve mafioze.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *