Home / Lajme / Botë / Shpërthim pranë autobusit të futbollistëve të Borusia Dortmund

Shpërthim pranë autobusit të futbollistëve të Borusia Dortmund

Një futbollist i Borusia Dortmundit është lënduar mbrëm gjatë një shpërthimi që ka ndodhur në afërsi të autobusit të këtij klubi futbollistik gjerman, i cili ishte nisur drejt stadiumit “Vestfalen” ku ekipi duhet të luaj ndeshjen e çerekfinales në Ligën e kampionëve të futbollit  kundër klubit francez Monako.

Në rrjetin social Tuiter, klubi e konfirmoi incidentin, duke shtuar se gjatë shpërthimit është lënduar lojtari Mark Bartra, i cili është transferuar në spital.

“Autobusi ynë u ballafaqua me incident gjatë nisjes drejt stadiumit. Një person është lënduar. Vijojnë më shumë informacione”, thuhet në publikimin e klubit.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, incidenti ka ndodhur 10 kilometra nga stadiumi në Dortmund. Sipas klubit mjeti ka shpërther në afërsi të pjesës së përparme të autobusit.

Informacione të pakonfirmuara të mediave lokale thonë se Bartra nuk është në gjendje kritike dhe se fillimi i lojës është shtyrë, por nuk ka konfirmim për anulimin e lojës.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *