Home / Kryesoret / Shqiptarët e Luginës bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe

Shqiptarët e Luginës bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe

Këshilli Kombëtar Shqiptar si dhe partitë politike në Serbi kanë ftuar shqiptarët për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. Sipas tyre, kandidatët e mundshëm për president nuk kanë shfaqur aspak interesim për pozitën politike të shqiptarëve.

Zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen të dielën në Serbi, nuk do t’i kenë votat e shqiptarëve.

Banorët e Luginës së Preshevës kanë deklaruar se do t’i bojkotojnë këto zgjedhje në shenjë revolte për mosrespektimin e të drejtave të tyre.

Partitë politike në Luginë kanë bërë të ditur se bojkoti nënkupton që asnjë kandidat serb apo program zgjedhor nuk përfshin pozitën politike të shqiptarëve, shkruan “Zëri”.

Edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ftuar shqiptaret për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Ky Këshill ka konstatuar se shqiptarët në mënyrë drastike diskriminohen nga pushteti qendror i Beogradit.

Shaip Kamberi, nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), ka thënë se shqiptarët nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në këto zgjedhje pasi, sipas tij, si në të kaluarën ashtu dhe tani asnjë interesim as kandidatët, as programet e tyre zgjedhore nuk kanë shfaqur për pozitën politike të shqiptarëve.

Kamberi thotë se as kandidati për president i Serbisë, Nenad Çanak, që ka deklaruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, nuk do të ketë besimin e shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *