Home / Lajme / Rajon / Shqiptarët ikin si turistë, por “harrojnë” të kthehen

Shqiptarët ikin si turistë, por “harrojnë” të kthehen

Që pas vitit 2011, kur u hoqën vizat për të udhëtuar në vendet e Schengen, shqiptarët ikin dhe “harrojnë” të kthehen, duke arritur rekordin e moskthimit në 2015-n.

Edhe të dhënat e INSTAT konfirmojnë se ka një ngushtim të diferencës mes daljeve dhe hyrjeve të shtetasve shqiptarë në 2016-n.

Rritja e numrit të të ikurve vitet e fundit pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi, duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungese direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri.

Rruga kryesore nga dalin shqiptarët është përmes tokës, me 78% të udhëtarëve në 2015-n, të ndjekur nga ajri me 13% dhe deti me 9%./Monitor

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *