Home / Kryesoret / Shqiptarët kërkojnë Selën në krye të MPB-së!?

Shqiptarët kërkojnë Selën në krye të MPB-së!?

Është hapur faqe në Facebook ku mijra simpatizues shqiptarë kërkojnë që lideri i LR-PDSh-së të bëhet ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoni.

Këto kërkesa vijnë pas rrahjes së Selës nga huliganët maqedonas që Selën e gjetën me duart thatë në mes të Kuvendit ku arma e fortë në atë Parlament është goja dhe mençuria.

Sela është deputeti i cili është rrahur më shumë dhe huliganët kanë dashur kokën e tij të vdekur, andaj edhe shqiptarët tani kërkojnë që ky të jetë në krye të MPB-së për të çuar drejtësinë deri në vend.

Ndryshe në Kuvendin e Maqedonisë ditë më parë pasi u bë kryeparlamentari shqiptar, Talat Xhaferi,  huliganët maqedonas hyrën me dhunë në sallën e kofernacave në Kuvend dhe goditën me mjete të forta liderin e LSDM-së Zoran Zaev dhe Ziadin Selën i cili e pësoi më keq prej të gjithëve.

Sela vazhdon të qëndrojë në spital ku sot është në Spitalin Klinik të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *