Home / Lajme / Botë / Shqiptarët kontrollojnë 5.3 për qind të krimit të organizuar në Britani

Shqiptarët kontrollojnë 5.3 për qind të krimit të organizuar në Britani

Agjencia Kombëtare britanike kundër Krimit (NCA) thotë se 5.3 për qind e personave të përfshirë në organizata të krimit të organizuar janë me prejardhje nga Shqipëria.

Tvklan.al ka siguruar një kopje të raportit të fundit publikuar nga agjencia, ku publikohen me përqindje edhe shtetasit e huaj të përfshirë në aktivitete kriminale në ishull. Në analizën vjetore për vitin 2015, agjencia thotë se në ishull kishte rreth 6 000 grupe të organizuara kriminale, e përkthyer në rreth 50 mijë persona.

“Shumica e tyre ishin meshkuj (91 %),” thuhet në raportin ku shtohet se moshat më të përfshira në organizata kriminale ishin ata mes moshës 26 dhe 35-vjeçare (39 %).

Shqiptarët renditen të tretët në mesin e personave të huaj të përfshirë në organizata kriminale, vetëm pas pakistanezëve dhe rumunëve. “Kur u përcaktua prejardhja e tyre, 82 % ishin britanikë. Ndërsa nga vendet e huaja, më të shumtë ishin pakistanezët (8.4 %), rumunët (8.2 %), shqiptarët (5.3 %), nigerianët (5.3 %), polakët (5.3 %) dhe lituanezët (4.8 %).

Raporti thotë se personat e përfshirë në krime të rënda dhe të organizuara operojnë në rrjete bazuar mbi besimin (tek anëtarët e grupit), reputacionin dhe eksperiencë. Zakonisht ato bazohen në lidhje familjare.

Ndërkohë, autoritetet britanike e rendisin Shqipërinë në listën e vendeve të cilëve u kushtohet prioritet i lartë sa i përket rrezikut si vende burimore prodhimi apo trafikimi të drogës.

Në këtë listë, Shqipëria ndodhet së bashku me Kolumbinë, Afganistanin, Pakistanin, Afrikën e Jugut, Holandën dhe Spanjën.

Sipas medieve ishullore, grupet kriminale shqiptare janë të përfshira në trafikun dhe shitjen e kokainës, prostitucion, trafikun e njerëzve drejt Britanisë si dhe kultivimin e kanabisit në shtëpi të kthyera në sera për rritjen e bimës narkotike./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *