Home / Kryesoret / Shqiptarja gjen belanë, ish-burri shfaqet pas shtatë vitesh ndarje

Shqiptarja gjen belanë, ish-burri shfaqet pas shtatë vitesh ndarje

Të ndarë prej shtatë vitesh, por duket se nuk rrinte dot pa qenë në kontakt me gruan e parë. Ndoshta nga alkooli, apo prej ndonjë inati, por nën efektin e pijes, 54-vjeçari i dërgonte mesazhe denigruese duke e bezdisur dhe shqetësua ish-gruan.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T.Xh, banues në Gramsh, i cili është paditur nga 45-vjeçarja V.D, e cila banon në Durrës.

Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Durrës, janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin T.Xh, pasi dyshohet se ka shqetësuar me telefon duke i dërguar sms, shtetases V.D, vjeç 45, banuese në Durrës.

“Panorama” ka mundur të mësojë të tjera detaje.

Sipas burimeve nga blutë e qytetit bregdetar, ata kanë qenë të martuar, kanë tre fëmije të rritur që jetojnë me familjet e tyre. Çifti mësohet se është divorcuar para shtatë vitesh. Gruaja jeton në Durrës, ndërsa ai në Gramsh.

T.Xh mësohet se pas ndarjes nga V.D, nëna e tre fëmijëve të tij, ka pasur edhe një martesë të dytë, por edhe prej saj është ndarë.

Kohët e fundit ai ka nisur të ngacmojë me mesazhe shqetësuese ish-gruan e parë, për t’i ulur dinjitetin asaj, jo me qëllim ribashkimin. Por ajo nuk ka duruar dhe e ka kallëzuar në Polici, shkruan “Panorama”.

Mësohet se mesazhet ai i dërgonte teksa ndodhej nën efektin e pijeve alkoolike, pasi ishte kthyer në konsumator të rregullt të tyre.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *