Home / Kryesoret / Shtohet masat e sigurisë në vend – (VIDEO)

Shtohet masat e sigurisë në vend – (VIDEO)

Ministria e Brendshme ka shtuar masat e sigurisë në të gjitha nivelet shtetërore në prag të festave të Pashkëve. Sipas qëndrimin zyrtarë të këtij dikasteri, veprimet e tilla burojnë nga informacionet operative mbi ndonjë sulm të mundshëm dhe kanë për qëllim ruajtjen e rendit publik. Në fokus janë objektet fetare. Duke mos kumtuar më tepër, nga MPB thonë se po merren parasysh kërcënimet nga sulmet e mundshme terroriste të paralajmëruara nga Shteti Islamik. Ndërkohë masat e larta të sigurisë po vazhdojnë edhe nëpër burgjet ku momentalisht mbahen të akuzuarit për rastin “Lagja e Trimave”. Ditë më parë, mediat publikuan duke u thirrurr në burime anonime se nuk përjashtohen sulme të mundshme për lirimin e tyre dhe se për realizimin e një skenari të tillë në lojë janë 10 milion euro.Ndërkohë avokati Naser Raufi i quan spekulime të radhës informacionet për gatishmërinë e grupeve të ndryshme për të liruar të akuzuarit për rastin e Kumanovës. Sipas Raufit bëhet fjalë për tendenca për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit, transmeton Televizioni Koha.

Unë mendoj se edhe në këtë rast kemi të bëjmë me spekulime. Sipas meje është tendencë për t’u defokusuar situata aktuale politike, pra defokusim i njëjtë siç ka qenë skenari i shërbimit sekret në Kumanovë. Sigurisht që kjo i pengon lëndës dhe mendoj që ky të jetë arsyetim shtesë që ndaj të akuzuarve të vazhdohet dhuna e cila për një kohë është ndërprerë – tha Naser Raufi, Avokat, transmeton Televizioni Koha.

Informacione të llojit se grupi i Kumanovës është nën shënjestrën e një grupi i cili ka për qëllim lirimin e tyre kishte edhe më herët. Ndonëse shërbimet vendase publikisht nuk kishin alarmuar sulme të mundshme terroriste apo aksione guerile për lirimin e të akuzuarve për ngjarjet e Kumanovës, policia muajve të fundit ka operuar në disa rajone. Në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Tetovës disa herë janë vërejtur forca policore dhe frekuentim i helikopterëve ushtarak. Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes, aksionet e tilla i kanë arsyetuar si kontrolle të zakonshme.Por ditëve të fundit lishte informacione edhe për një sulm eventual ndaj Gjykatës së Tetovës dhe kjo gjykatë tre ditë radhazi ëhstë ruajtur nga forcat policore. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *