Home / Kryesoret / Shtohet numri i zjarreve në Pollog, zjarrfikësit ankohen

Shtohet numri i zjarreve në Pollog, zjarrfikësit ankohen

Muajt e pranverës kur edhe fillon pastrimi i arave dhe livadheve është shtuar tej mase numri i zjarreve si nëpër fushat e Pollogut, ashtu edhe në malësinë e Sharrit.

Gjithashtu shqetëson fakti që këtë vit është dyfishuar edhe numri i zjarreve në objektet e banimit dhe lokalet afariste. Zjarrfikësit nga ana tjetër ankohen për mungesë të kushteve dhe pajisjeve gjë që ndikon në efikasitetin e punës së tyre.

Kemi 150 intervenime që në krahasim me vitet e shkuara ky numër është shumë më i madh. Ne jemi duke intervenuar në paraqitjet e zjarreve me ato pajisje që i kemi, por na shqetëson fakti se shumë nga zjarret që paraqiten këtë vit janë nëpër objekte banimi apo objekte afariste me ç’rast na duhet edhe pajisje më të sofistikuara më bashkëkohore sepse edhe këto që i kemi i kemi pajisje të vjetruara. Jemi në hall të madh na duhet një automjet special kur duhet të intervenojmë nëpër ndërtesa të larta, pra automjet me shkallë hidraulike por kemi mungesë të madh edhe automjetet e terrenit automjetet e vogla – deklaroi Uka Aliti, kryeshef i Njësisë Kundër Zjarrit Tetovë.

Por cila është ana tjetër e kësaj medaljeje, është pikërisht ky objekt, që është më se dyzet vite i vjetër dhe që prej ndërtimit të tij në vitet e 70-ta në të nuk është investuar asgjë. Zjarrfikësit në Tetovë jetojnë vërtetë në kushte mizore dhe shpesh detyrohen që vetë nga rroga e tyre e vogël të ndajnë mjete për të siguruar kushte më të mira aty.

Kushtet e rënda ku qëndrojnë dhe mungesa e hapësirave për stërvitje gjithashtu ndikon në punën e tyre sqarojnë zjarrfikësit.

Gati 40 vjet ekziston ky objekt dhe këtu nuk është investuar asnjëherë deri më tani. Kemi marrë iniciativa vetanake nëpër dhomat që kemi për pushim pasiv për të lexuar diçka aty, por në ato dhoma nuk i kemi kushtet që duhet të jenë nuk është investuar asnjëherë këtu, na nevojiten shumë mjete për kohën e lirë për ushtrime të ndryshme por na mungojnë – thotë zjarrfikësi Avni Abdiu.

Me rritjen e qytetit dhe shtimin e komunave në rajonin e Pollogut është shtuar edhe nevoja për krijimin e pikave të reja të zjarrfikësve, sidomos në komunën e Bogovinës dhe atë të Tearcës që janë më larg qytetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *