Home / Lajme / Botë / Shtrohet sërish në spital ish presidenti Bush

Shtrohet sërish në spital ish presidenti Bush

Ish presidenti amerikan George H.W. Bush është pranuar në një spital në Houston të Teksasit për shkak të pneumonisë, thuhet në një komunikatë të zyrës së tij.

“Presidenti George H.W. Bush është pranuar në Spitalin Metodist të Houstonit për mbikëqyrje për shkak të kollës së vazhdueshme që nuk e ka lejuar të pushojë ashtu si duhet. Shtrimi ishte vendosur pasi ai kishte një rast të lehtë të pneumonisë, që është trajtuar dhe zgjidhur”, thuhet në deklaratë,

Bush është duke u mbajtur për mbikëqyrje të mëtejshme derisa të marrë forcë.

Në janar të po këtij viti Bush është trajtuar për pneumoni në të njëjtin spital.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *