Home / Kryesoret / Shumica e re do të zgjedh kryeparlamentar dhe Qeveri – (VIDEO)

Shumica e re do të zgjedh kryeparlamentar dhe Qeveri – (VIDEO)

Deputeti i LSDM-së Damjan Mançevski ka deklaruar sot se shumica në Kuvend shumë shpejtë do të merr përgjegjësinë edhe për Kuvendin edhe për situatën në shtet në përputhshmëri me principet e demokracisë. Ai ka thënë që me qëllim shmangies së konfliktit mes qytetarëve kohën dhe tajmingun do ta ruajë për vete. Sipas tij më e rëndësishme është që të mos ketë konflikt mes qytetarëve.Ai ka shtuar se në Maqedoni nuk beson se zgjedhjet e reja janë zgjidhje e krizës politike.

“Çka nëse na përsëriten rezultatet? Të njëjtët njerëz, të njëjtët numra, të njëjtët parti përsëri në këtë situatë, vetëm disa muaj më vonë, disa miliona euro më vonë, dhe shumë, shumë probleme shtesë për qytetarët më vonë. Absolutisht kjo nuk është zgjidhje. Duhet të lejohet transferim i qetë i pushtetit. Edhe një pyetje hipotetike. Çka edhe nëse në zgjedhjet e ardhshme VMRO-DPMNE do të do të numër të njëjtë ose më pak të deputetëve, thjesht Gjorge Ivanov vendos të mos e jep mandatin”, tha Damjan Mançevski, duke shtuar se duhet të respektohet ligji, Kushtetuta dhe demokracia, ku shumica e qytetarëve zgjedhin deputetë dhe shumica formon qeveri.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *