Home / Lajme / Maqedoni / Shumica parlamentare mund ta formojë qeverinë, duhet vetëm më shumë vullnet

Shumica parlamentare mund ta formojë qeverinë, duhet vetëm më shumë vullnet

Kuvendi tani më ka një shumicë parlamentare që përbëhet nga social demokratët e Zoran Zaevit dhe dy partive shqiptare, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët…

Kuvendi tani më ka një shumicë parlamentare që përbëhet nga social demokratët e Zoran Zaevit dhe dy partive shqiptare, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, edhe përkundër deklarimeve të përditshme nga ana e LSDM-së se shumë shpejtë do të ketë kryetar të parlamentit dhe qeveri të re, akoma nuk po shihen hapat konkret të tyre,

Në anën tjetër VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit thotë se me të gjitha forcat që ka në dispozicion do të pengojë ugjedhjen e kryetarit të parlamentit, me qëllim të parandalimit të, siç thonë ata, Platformës nga Tirana, e cila po tenton që ta rrënojë unitaritetin e shtetit.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se përgjegjësi kanë edhe partitë që përbëjnë shumicën e re parlametare, të cilat janë të obliguara që të marrin masa dhe të gjejnë zgjidhje sa më të shpejtë për kapërcimin e krizës që ka kapluar vendin.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Mesim Maksuti, për REL, thotë  “Ata e kanë obligim kushtetues të formojnë institucionet e këtij shteti. Ata duhet të përfundojnë procesin e konstituimit të Kuvendit. Po ashtu me procedura parlamentare në bazë të Rregullores dhe Kushtetutës, duhet të propozohet dhe të votohet Qeveria e re. Vlerësoj se shumica parlamentare i ka të gjithë mekanizmat juridikë që të formojë Qeverinë, por mungon vullneti, pra duhet të ketë një guxim më të madh për kapërcimin e krizës”.

Një gjë të tillë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve shetërore po kërkohet në vazhdimësi edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *