Home / Lajme / Rajon / “Si e ëma e Zeqos në majë të gomarit”, “Je në terezi apo sheh dritën e çadrës e s’di ç’flet”, batutat e Ramës me komentuesit në orët e vona

“Si e ëma e Zeqos në majë të gomarit”, “Je në terezi apo sheh dritën e çadrës e s’di ç’flet”, batutat e Ramës me komentuesit në orët e vona

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet disa komentuesve që kanë shprehur ankesat dhe dyshimet e tyre lidhur me invesimet në shëndetësinë vendase.

Disa prej tyre e pyesin “nëse ka diçka që nuk shkon për shkak se ai bën kritikun e vetes”, apo i kërkojnë “të shohë hallet e njerëzve e të mos justifikohet me mungesën e shkopit magjik se u bë bajat”.

E Rama nuk ua ka përtuar përgjigjet, duke theksuar pothuaj në secilën prej tyre se ajo ç’ka nuk është bërë në 25 vjet nuk mund të bëhet në 3 vite e gjysmë, por bëhen me rradhë e duke rritur takatin.

“Respekte per reklamen z.KM: Sa per sqarim: Te gjithe njerezit qe kishin nje eksperience vdekjeje kur u kthyen thane: dikush pa nje drite te mrekullueshme, dikush pa zotin, dikush pa fusha me lule, dikush pa parajsen por askush nuk e pa ferrin dhe erresiren ne ate bote. Keshtu po i shikoni edhe ju me duket se hallet e perditshme te njerezve askush nuk i shikon( dhe mos thuaj se kemi shkopin magjik se e keni bere bajat)”, shkruan njëri qytetar, të cilit Rama i përgjigjet: “Ore Nazmi je ne terezi ti apo po sheh driten e Cadres me duket dhe s’di cfare flet? Jane njerez reale keta qe tregojne historite e tyre zoteri dhe nese nuk te duket halle te zgjidhura torturat e tyre qe kane marre fund, atehere s’e kam une problemin po bjeri mbrapa vetes e dil nga Cadra e Paragjykimeve Qorre! Sa per shkopin magjik mos u bajatos hic zotrote se ketu s’te ka futur njeri me zor, madje s’e kuptoj pse je futur kur e ke mendjen ne Cader”

 

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *