Home / Gatojca / Si të përgatisni në shtëpi reçel luleshtrydhesh

Si të përgatisni në shtëpi reçel luleshtrydhesh

Fruti i ëmbël i luleshtrydhes do t;ju duket edhe më i ëmbël nëse këtë të fundit e përgatisni në formën e reçelit. Ndonëse një frut që nuk konsumohet shumë i tillë, kohët e fundit gjyshet mamatë apo amvisat kanë filluar të përdorin fruta jo dhe aq tradicionale për të përgatitur reçele. Nëse dhe ju dëshironi ta përgatisni reçelin e luleshtrydhes në shtëpi lexoni më poshtë recetën

Për 2 kavanoza duhen:

1,5 kg luleshtydhe,

2 gota uji

sheqer,

1 limon i madh

Pëgatitja:

Presim luleshtrydhet përgjysmë dhe i hedhim në një tas të madh, shtojmë gjysmën e sasisë së sheqerit dhe lëngun e limonit. E lemë kështu për 1-2 orë në një vend të freskët. Pastaj sasinë e luleshtrydheve e hedhim në një tenxhere dhe e vemë në zjarr të ngadaltë. Duke e përzier vazhdimisht, shojmë pak nga pak sasinë e mbetur të sheqerit dhe lëkurën e grirë imët të limonit. E lemë të ziejë edhe 5 minuta në qetësi dhe pasi merr valë, e heqim nga zjarri. Mbushen kavanozat me reçelin e nxehtë dhe lihen përmbys për 10 minuta./Living.al

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *