Home / Lajme / Botë / Si të zbuloni tradhtinë teknologjike

Si të zbuloni tradhtinë teknologjike

Për të testuar qëllimet e tij, ju duhet të futeni në chat duke u shtirur si një person tjetër dhe ta joshni atë. Nga përgjigjet e tij ju mund të kuptoni shumë gjëra Rrit ndjeshëm kohën që kalon online, papritmas fillon të “punojë” deri vonë si dhe fundjavave Ju mund të dëgjoni një rritje të frekuencës së kërcitjes së butonave kur shtypen: do të thotë se është duke biseduar online

Kur flasim për tradhtinë, tashmë, kemi parasysh edhe atë teknologjike. Ja se si mund të zbuloni nëse partneri ju tradhton nëpërmjet rrjeteve sociale apo telefonit

Si mund të zbulohet një tradhti?
Shenjat e buzëkuqit te jaka e këmishës, një parfum femëror ndryshe nga i yti, një biletë me një numër telefoni të dyshimtë i cili ndodhet te xhepi i xhaketës, – dikur të gjitha këto ishin shenjat e tradhtisë nga partneri pas shpinës tonë. Por, që kur teknologjia u bë pjesë e pandarë në jetën tonë, edhe mënyrat e tradhtisë kanë ndryshuar. Tradhtia online, tradhtia në chat, me smartfon apo me tablet, në të gjitha rastet mashtrimi kalon nëpër hi tech. Por, si mund të zbulohet tradhtia teknologjike? Gjithçka varet nga lloji i mjetit teknologjik që përdoret. Nëse dyshon se partneri ju tradhton në chat, provoni të regjistroheni në të njëjtin chat duke përdorur email-in e tij: sistemi do t’u njoftojë menjëherë nëse është i pranishëm në atë lloj chat-i.

Gjithsesi, kjo gjë nuk tregon pothuajse asgjë për këtë lloj tradhtie. Për të testuar qëllimet e tij, ju duhet të futeni në chat duke u shtirur si një person tjetër dhe ta joshni atë. Nga përgjigjet e tij ju mund të kuptoni shumë gjëra. Edhe telefoni mund të jetë një mjet i dobishëm, qoftë për tradhtarin i cili e shfrytëzon për qëllimin e tij, ashtu edhe për partnerin/partneren e tradhtuar për ta zbuluar atë. Përfitoni nga një moment qetësimi apo shpërqendrimi të tij, ndoshta në kohën kur ai është duke bërë dush, për të parë mesazhet në celular. Ju mund të dyshoni nga një folder bosh, sepse kjo mund të nënkuptojë zakonin e tij për të fshirë, menjëherë, të gjitha mesazhet e marra, sidomos ato nga “flaka” e tij e re mbase.

Në përgjithësi, ekzistojnë disa shenja të tradhtisë teknologjike të cilat do të ishte mirë t’i njihnit. Ato janë:

1 – Nëse papritur privatësia e tij nis t’ju shtrëngojë në zemër, atëherë filloni të navigoni në kronologjinë e kompjuterit për të parë se çfarë sheh aji, kjo është shumë e thjeshtë;

2 – Ai dëshiron të qëndrojë vetëm ndërsa është duke eksploruar në internet;

3 – Fik ose fsheh faqet e navigimit nëse tenton të afrohesh drejt tij;

4 – Nuk i kushton vëmendje gjërave që thua;

5 – Bllokon shpesh thirrjet që merr në telefon;

6 – Futet online gjithnjë në të njëjtën orë;

7- Përdor kompjuterin vetëm natën ose kur ju nuk jeni në shtëpi, ndërkohë fillon të ndryshojë edhe sjellje;

8- Rrit ndjeshëm kohën që kalon online, papritmas fillon të “punojë” deri vonë si edhe fundjavave;

9-Ju mund të dëgjoni një rritje të frekuencës së kërcitjes së butonave kur shtypen: do të thotë se është duke biseduar online;

10-Shikon se nis të ndajë me të tjerët online ose nëpër rrjete sociale, foto që e nxjerrin në mënyrë seksi dhe provokuese, nxjerr numrin e telefonit dhe informacione të tjera.

Nëse vëreni këto gjëra, ka shumë mundësi që partneri po ju tradhton nëpërmjet teknologjisë!

Pse është e rrezikshme tradhtia nëpërmjet internetit?

Interneti bëhet instrumenti më i vlefshëm që ndikon te pasionet, edhe tek ata më të paarritshmit nëpërmjet chat-it apo mënyrave të tjera virtuale, të cilat janë të shumta. Këtu qëndron baza në të cilën zhvillohen mijëra pasione nëpërmjet email-it shumë prej të cilave janë të destinuara për të mbetur thjesht virtuale, por që në mënyrë të ndjeshme çojnë në tradhti. Sido që të jetë, edhe pse nuk ndodh në të vërtetë, por thjesht imagjinohet, mbetet e tradhti. Të gjithëve na ka ndodhur të zhytemi në internet për orë të tëra dhe vetëm kur përmendemi e kuptojmë se sa kohë kemi humbur në të. Është absurde të mos pranosh ekzistencën e tundimeve që lindin nga rrjeti. Shtojmë këtu misterin kur marrim email-e joshëse dhe emocionues. Problemi më i madh i të rënit në grackë në të tilla pasione nuk është vetëm fakti që shumë shpejt zbulohesh, përkundrazi, për disa kjo është më e pakta që mund të ndodhë, se sa të bëhesh i fiksuar. Posta elektronike në shumë raste të krijon pavarësi. Frazat që përmbajnë email-et analizohen fjalë për fjalë, duke arritur te bashkëbiseduesi, shpeshherë të keqkuptuara. Akoma më e rrezikshme është të krijosh, në rastet e raporteve online, një identitet tjetër nga i juaji dhe me një personalitet të tillë të jetosh aventura të këndshme që nuk do të kishim pasur kurrë guximin t’i përjetojmë ballë për ballë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *