Home / Lajme / Rajon / Simiq i kërkon sqarime KQZ-së: Kush është tash kryetar i Listës Serbe

Simiq i kërkon sqarime KQZ-së: Kush është tash kryetar i Listës Serbe

Tashmë është kthyer në pozitën e kryetarit të Listës Serbe, Aleksander Jabllanoviq, ndërsa këtë po e kundërshtojnë disa nga anëtarët e kësaj Liste dhe kryetari që ka ushtruar mandatin që nga largimi i Jabllanoviqit, Sllavko Simiq.

Simiq i është drejtuar me një letër Enis Halimit, kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, duke i kërkuar se a është në të vërtet Simiq shef i Listës Serbe zyrtarisht.

Simiq thotë në letrën e siguruar nga Arbresh.info se ai është informuar nëpërmes medieve për largimin e tij nga kreu i Listës Serbe.

“I nderuar z.Halimi, po ju drejtohem si shef i autorizuar i listës serbe dhe grupit parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, që e ka përkrahjen e 10 deputetëve të kësaj liste. Nga ju si shef i sekretariatit të KQZ-së po kërkojë sqarime lidhur me spekulimet  në media lidhur me largimin si timin ashtu edhe të bashkëpunëtorëve të mi dhe vendosjen e sërishme të Aleksandër Jabllanoviqit për kryetar të Listës Serbe”, thuhet në letrën që e ka Arbresh.info.

Simiq thotë se është vendosur në krye të Listës Serbe me marrëveshje deri në vitin 2020, pa mundësi ndryshimi. “Sipas marrëveshjes së nënshkruar në mes meje dhe të lartpërmendurit (A.Jabllanoviq) unë jam vendosur si kryetar i përkohshëm i Listës Serbe deri në vitin 2020, pa të drejtë në ndërrime-ndryshime, apo bartjen e pozitës për personin e tretë. Kjo është marrëveshje për të cilën ju jeni në dijeni”, thuhet në letër.

Simiq pretendon se marrëveshja është e nënshkruar nga të dyja palët dhe është e vulosur. Simiq i kërkon Halmit t’i përgjigjet rreth këtyre paqartësive që janë shkaktuar tek Lista Serbe. Simiq i kërkon Halimit të përgjigjet se a është i njoftuar për këtë “mashtrim”, siç e quan ai.

“Kjo marrëveshje është nënshkruar nga dy palët, paraqitur dhe vulosur me vulën e njëjtë. z.Halimi nga ju po kërkojë të më përgjigjeni nëse ju jeni të njoftuar për këtë tentim për mashtrim. Nëse të gjitha lajmet janë të vërteta atëherë të më njoftoni në bazë të cilit ligj-nen është kryer ky ndryshim. Po shpresoj që këto më lartë nuk janë të vërteta( ndoshta mediat plasojnë lajme te rreme)në të kundërtën unë dhe bashkëpunëtorët e mi do të kërkojmë mbrojtje nga institucionet relevante të Kosovës”.

Por, vetë Enis Halimi, mohon për arbresh.info të ketë marrë ndonjë letër nga Slavko Simiq, përkundër se letra ka datën e 5 prillit të këtij viti.

Për më tepër, Slavko Simiq, i kontaktuar nga arbresh.info nuk ka treguar nëse ka marrë ndonjë përgjigje nga Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ditë më parë anëtarët e Listës Serbe janë përplasur në Kuvendin e Kosovës, derisa kishin thirrur një mbledhje.

Në këtë mbledhje nuk ishte ftuar Sllobodan Petroviq, duke u bërë një nga shkaqet për përplasje me Simiqin.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *