Home / Lajme / Maqedoni / Situata në Maqedoni – Spahiu uron Talat Xhaferin: Faktori shqiptar të shmangë çdo skenar lufte

Situata në Maqedoni – Spahiu uron Talat Xhaferin: Faktori shqiptar të shmangë çdo skenar lufte

Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë është dënuar edhe nga kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Në një reagim të tij në FB, thuhet se Spahiu uroi zotin Talat Xhaferi per zgjedhjen e tij historike si kryetar i kuvendit.

Po ashtu AK i bën thirrje faktorit shqiptar të shmangin çdo skenar lufte dhe provokim të ultranacionalizmit maqedonas.

“Aleanca KuqeZi po ndjek me shqetësim të thellë krizën e rënde politike ku po rrëshqet Maqedonia. Kreu Aleances Kuqezi kontaktoi mbrëme disa nga lideret shqiptarë dhe uroi zotin Talat Xhaferi për zgjedhjen e tij historike si kryetar i kuvendit. Ndër të tjera lideri kuqezi Kreshnik Spahiu kontaktoi kreun e Aleance Shqiptare Ziedin Sela pas plagosjes dhe i shprehu solidaritetin për këtë moment të  vështirë. Aleanca Kuqezi i bën thirrje faktorit shqiptar të shmangin çdo skenar lufte dhe provokim të ultranacionalizmit maqedonas. Dhuna dhe destabilizimi i Maqedonise përbën rrezik për paqen në Ballkan. Aleanca Kuqezi apelon njëkohesisht tek faktori ndërkombëtar që të garantoj jetën e deputëteve shqiptarë por dhe bashkëjetesën në shtetin multietnik maqedonas e ku shqiptarët përbejnë komb shtetformues por konsiderohen si qytetar të dorës së dytë. Në këto momente historike partite politike shqiptare duhet të ishin të bashkuara dhe partner serioz të Washigtonit dhe Brukselit”

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *