Home / Kryesoret / Sot Ali Ahmeti, takim pune me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier,

Sot Ali Ahmeti, takim pune me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier,

Sot në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier,

Lideri i BDI-së Ahmeti dhe Ambasadori Thimonier diskutuan hapur mbi situatën politike në vend, rrethanat gjeopolitike dhe mundësitë për zgjidhje të ngërçit politik dhe institucional në vend.

Ahmeti elaboroi mbi të gjitha hapat konstruktiv për dalje nga kriza që ka ndërmarrë Bashkimi Demokratik për Integrim në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar.

Kryetari i BDI-së e njoftoi Ambasadorin që BDI ka vijuar, edhe përtej ndërmarrjes së të gjitha hapave paraprake, me përpjekjet për dalje nga kriza duke ftuar në veçanti dy partitë politike maqedonase që të angazhohen pa asnjë vonesë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes dhe realizimit të pritshmërive të qytetarëve për paqë, stabilitet dhe siguri.

Çdo vonesë paraqet mundësi për kundërshtarët e rrugës sonë drejt integrimit në NATO dhe BE për të shtruar ndikimin e tyre dhe për të thelluar hendekun midis qytetarëve të vendit tonë, u tha ndër të tjera në takimin Ahmeti-Thimonier.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *