Home / Kryesoret / Sot gjendja para kuvendit e qetë – (VIDEO)

Sot gjendja para kuvendit e qetë – (VIDEO)

Rrugëkalimet rreth Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të cilat pas trazirave të pardjeshme ishin të bllokuara nga policia, mëngjesin e sotëm janë të hapura për qarkullim. Rreth ndërtesës së Kuvendit edhe më tej ka prani të përforcuar policore.

Në incidentin që ndodhën të enjten në mbrëmje pasi një grup i qytetarëve hynë në Kuvend pas procedurës që e zbatuan LSDM-ja dhe partitë shqiptare për zgjedhje të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, siç informon MPB-ja, u lënduan 109 persona, prej të cilëve 83 kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikat shtetërore.

Policia për ngjarjet në dhe rreth dhomës ligjvënëse ka arrestuar tetë persona, ndërsa është siguruar edhe video material nga Kuvendi me qëllim të identifikimit të personave të cilët shkaktuan trazira dhe dhunë.

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *