Home / Lajme / Botë / “Sot, njerëzimi vdiq!”

“Sot, njerëzimi vdiq!”

Ndërkohë është mbledhur Këshilli i Sigurimit i OKB, në vijim të sulmit me armë kimike në Siri. Rebelët akuzojnë qeverinë e Bashar Al Assadit për sulmet ndërkohë që ky i fundit mohon çdo përfshirje. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë thotë se ushtria siriane ka sulmuar një depozitë armësh në Khan Shaykhun.

BE dhe Turqia kanë akuzuar Assadin për sulmin. Franca ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë të OKB. “Këto veprime të urryera të Bashar al Assadit janë pasoja të dobësisë dhe pasigurisë së administratës së kaluar”, ka akuzuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Prej shumë orësh qarkullojnë në internet fotografi dhe filmime të rënda, që tregojnë pasojat e bombardimeve.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *