Home / Kryesoret / Sot prezantohet projekti ‘Program për (vetë)punësim, të nënave beqare’

Sot prezantohet projekti ‘Program për (vetë)punësim, të nënave beqare’

Konfederata e biznesit të Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin për menaxhment mbështetje dhe Shoqata e biznesit të grave të Maqedonisë, sot do ta prezantojë projektin ‘Program për (vetë)punësi, të nënave beqare’,

Projekti, i cili do të zbatohet në kuadër të Programit operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013, gjatë vitit 2017 fillimisht do t’i përfshijë nënat beqare të papunësuara, të cilët jetojnë në territorin e Shkupit, Shtipit dhe Manastirit, gra të papunësuara dhe viktima të dhunës familjare, njofton AIM.

Qëllimi i projektit është që të zhvillohet modeli për mbështetje të nënave beqare dhe grave-viktima të dhunës familjare në procesin e punësimit të tyre dhe vetë-punësimit.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *