Home / Sport / Speciale – Lufta mes Piques dhe Ramosit, ajka e rivalitetit të El Clasicos

Speciale – Lufta mes Piques dhe Ramosit, ajka e rivalitetit të El Clasicos

Mbrojtësit kryesorë të Real Madridit dhe Barcelonës janë ajka e rivalitetit të El Clasicos, dhe ata duket se nuk e kanë ndërmend të harrojnë konfliktin edhe për një kohë.

Lufta e fjalëve mes Sergio Ramosit të Real Madridit dhe Gerard Piques të Barcleonës u nxeh edhe një herë këtë javë, pikërisht në prag të një tjetër dueli të El Clasicos.

Dyshja u përfshinë sërish në konflikt pas fitores kontraverse të Real Madridit në Ligën e Kampioinëve ndaj Bayern Munichut, edhe një herë duke i treguar kështu botës së futbollit se janë një çift të martuarish që qëndrojnë bashkë vetëm për hirë të fëmijëve. Ose thënë më sakt në këtë rast, për hirë të kombëtares së Spanjës.

Konflikti mes tyre është zhvilluar aq shumë dhe është intensifikuar ndjeshëm për shkak të prezencës së tyre në klubet respektive dhe rolit që kanë natyrisht.

Teksa i jemi afruar shumë El Clasicos vendimtare për titull, koha është t’i hedhim një vështrim deklaratave më të nxehta të shkëmbyera mes tyre.

“Nuk është asgjë e re, nuk jam i befasuar. Ai duhet të kthehet dhe ta shikojë ndeshjen ndaj PSG-së dhe të shohë nëse do ta ketë mendimin e njëjtë për gjyqtarin”.

Ramos nuk e mori mjaft mirë deklaratën e Piques i cili ironizoi Viktor Kassain si njeriun kyç në triumfin e Real Madridit ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. Ramos kujtoi Piquen se referimi ishte po aq faj edhe në rikthimin e Barcelonës ndaj PSG-së në minutat e fundit.

“Për mua ky është një show. Unë nuk prekem nga ajo që Marcelo dhe Ramos thanë dhe unë shpresoj se ata nuk do të preken kur unë të bëj të njëjtën gjë. Më pëlqen loja me fjalë që ata po e bëjnë”.

Pique në anën tjetër tregon se nuk është njeriu adekuat për ta sulmuar kur bëhet fjalë për referim.

“Ndaj ekipeve të njëjta, tetë pikë. Tetë pikë”.

Ish-mbrojtësi i Manchester United kënaqet duke kritikuar referimin ashtu sikurse rivali i tij te Reali, teksa edhe një herë në Tëitter lansoi një sulm për Realin, rreth ndeshjes ndaj Villarrealit. Barca lëshoi pikë ndaj kundërshtarit të njëjtë më herët gjatë sezonit dhe kjo nuk i ndihmoi disponimit të tij.

“Do të isha i befasuar nëse Lionel Messi do të shkruante një gjë të tillë. Ne tashmë e dimë botën e Piques, ku gjithçka është një komplot, një marrëveshje kundër tij”.

Ramos u përgjigj ndaj Piques në këtë mënyrë në një intervistë për Marca pas ndeshjes ndaj Villarrealit.

“Mosrespekti është i keq për atmosferën përreth ekipit. Pique duhet të ndjekë shembullin e vënë nga Puyol, Xavi, Raul ose Iker Casillas”.

Alvaro Arbeloa u involvua në një deklaratë ku ai tregoi se nuk do telashe në kombëtare dhe nuk dëshiron të kyçet në luftën mediatike, por megjithatë në fund sërish hyn në të. Mbrojtësi i Barcelonës më pas në Tëitter iu kundërpërgjigj bashkëkombasit, para se Ramos të dilte në skenë për të shpëtuar Arbeloan me deklaratën më lartë dhe për të goditur sërish Piquen.

“Ne duhet t’i themi atij të veshë ngjyrën e bardhë më shpesh, i përshtatet shumë mirë”.

Mbrojtësi i Real Madridit bën shaka me mediat për Piquen pasi Spanja u paraqit me fanellat ngjyrë të bardhë ndaj Francës.

“Në gjuhën andaluziane, pyeteni në gjuhën andaluziane”.

Ramos tha kështu gjatë një konference për kombëtaren e Spanjës, pasi një gazetar i kërkoi Piques të përgjigjej në gjuhën katalanase.

“Ne të gjithë e dimë si është Pique, ne nuk mund ta ndryshojmë atë tani dhe nuk ka poentë që të gjykojmë nëse ai ka pasur drejt në vitt e fundit – ne jemi të gjithë spanjollë këtu dhe po përfaqësojmë vendin. Vërshëllimat nuk i bëjnë mirë askujt”.

Përkundër marrëdhënies së tyre të keqe, kur vjen puna te kombëtarja e Spanjës, Sergio e mbron Piquen me komentet më lart pasi Pique ishte vërshëllyer nga tifozët e Spanjës për përkrahjen e tij ndaj pavarësisë së Katalonisë.

“Relacioni im me Ramosin nisi si diçka e “ftohtë””.

Mos na thuaj Gerard, ne menduam se ishte dashuri…

“Ne gjuajmë gurë, por kur ne takohemi, përqafemi”.

Duket se dyshja kanë shkuar nga një ekstrem në tjetrin, sidomos nëse shikohet kjo deklaratë e Ramosit në mars, para ndeshjeve të kombëtareve. Dhe, nëse kombëtarja nuk mund t’i bëjë bashkë dhe t’i pajtojë, atëherë cila është gjëja që mund ta bëjë këtë?

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *