Home / Kryesoret / Speciales po i afrohet fundi

Speciales po i afrohet fundi

A do të mundet që vetëm prokurori shtetëror, Marko Zvërlevski të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, madje edhe për lëndët e prokurores speciale, Katica Janeva dhe a do të ndalohet shfrytëzimi i “bombave” si dëshmi në procedurë penale? Gjykatësit suprem pas festave të Pashkëve, gjegjësisht nesër, do të vazhdojnë me debatin për këto dy pikat, të cilat me referatet e tij, në tavolinë i vendosi kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, njofton Portalb.mk.

Për profesoreshën universitare, Besa Arifi, nuk ka mëdyshje se bisedat e përgjuara mund të jenë dëshmi. Gjykatësit e Apelit, tanimë janë deklaruar pozitivisht në rastin “Spiun” ku gjithashtu si dëshmi kanë shfrytëzuar biseda të përgjuara dhe ajo është pjesë e praktikës gjyqësore në ven, shpjegon Arifi për TV “Telma”, ndërkaq qëndrimin e saj e mbështet edhe me aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në fund të muajit korrik, është afati i fundit ku Janeva do të mund të ngrit akuza, sipas profesoreshës Arifi, po bëhen sabotime ndaj punës së PSP-0së, ndërkaq hapat e fundit, thotë se janë akrobacione juridike, të cilat janë më të këqija edhe se abolimi i vjetshëm i presidentit, Gjorge Ivanov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *