Home / Lajme / Kronika e zezë / Strugë: Djegin kallamin me gjithë mjellmat për të fituar ca metra shtesë plazh

Strugë: Djegin kallamin me gjithë mjellmat për të fituar ca metra shtesë plazh

Në Plazhin e Grave në Liqenin e Ohrit në Strugë, në zjarrin e djeshëm, me gjasë të shkaktuar qëllimisht, përveç kallamit janë djegur edhe mjellma të reja si dhe shumë shpezë tjera, alarmojnë nga shoqatat ekologjike në këtë qytet.
Shoqata qytetare “Ohrid SOS” çdo vit ka alarmuar tek Inspektoriati Shtetëror i mjedisit pranë Komunës së Ohrit dhe institucionet tjera relevante, të cilat si duket i kanë mbyllur sytë karshi këtyre akteve shkatërruese, edhe pse shkaktarët, ndodhta janë të njohur dhe nuk kapen, ose mund të gjenden, ose të paktën të fillojnë hetime, një gjë e tillë nuk po ndodh. Po për çfarë shkaku digjen kallamet?! Ato janë shtëpi për shumë lloje të jetës në liqen- thonë nga kjo shoqatë.
Edhe banorët e Strugë, por edhe banorët e Ohrit janë të vetëdijshëm se këto aktivitete ilegale e dëmtojnë biodiversitetin në liqen, por po e bëjnë për të pasur hapësira të reja për ndërtimin e plazheve.

I gjithjë bregu i liqenit në Strugë është pothuajse tërësisht i vërshuar nga objektet hotelerike, të cilat, në masë të madhe nuk kanë asnjëfarë leje për punë, apo ndonjë koncesion për të ushtruar veprimtarinë e tyre, porse as autoritetet e tashme komunale, si dhe ato para tyre, nuk kanë ndërmarrë gjë për zgjidhjene problemit.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *