Home / Lajme / Maqedoni / Studimi i fizibilitetit për stacionin e pastrimit për ujërat e zeza në Shkup

Studimi i fizibilitetit për stacionin e pastrimit për ujërat e zeza në Shkup

Qeveria e Francës sot përmes Ambasadës në Maqedoni do ta dorëzojë dokumentin e kompletuar në të cilin përmbahet Studimi i fizibilitetit për ndërtimin e stacionit për pastrim për ujërat e zeza për Qytetin e Shkupit. Dokumenti i përmban opsionet më të mira të mundshme për zhvillimin e projektit nga lloji i tillë, nga aspekti teknologjik, ekologjik dhe financiar.

Prezantimin do ta bëjnë konsultuesit francezë nga grupacioni EZHIS, në prani të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shkup dhe donatorët potencialë financiar (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane Investuese, Banka Botërore) si dhe institucionet e përfshira të Maqedonisë Qyteti i Shkupit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Ekonomisë, NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi…

Përpunimi i studimit për ndikimin ndaj mjedisit jetësor dhe analiza e parametrave çmim-dobi të ofertave të ofruara është pjesë e politikës bilaterale të Francës për bashkëpunimin me Maqedoninë dhe arrin 700.000 euro.

Dokumentin do t’ia dorëzojë ambasadori i Francës Kriatian Timonie përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *