Home / Lajme / Botë / Suedi, i arrestuari pranon fajin për sulmin në Stockholm

Suedi, i arrestuari pranon fajin për sulmin në Stockholm

Policia e Suedisë ka arrestuar në Stockholm një burrë i cili ka pranuar përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në qendër të kryeqytetit suedez, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç shkruan e përditshmja suedeze “Aftonbladet”, personi i arrestuar i cili ka pranuar fajin, është lënduar lehtë. I njëjti gjendet në paraburgim në Marsti, 40 kilometra në veri të Stockholmit.

Policia e Suedisë ka publikuar një fotografi nga kamerat e sigurisë në të cilën shihet i dyshuari i veshur me një pallto të gjelbër dhe këpucë të bardha.

Të paktën tre persona kanë vdekur të premten në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, pasi një kamion u përplas në një hapësirë tregtare.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *