Home / Lajme / Botë / Suedi: Shoferi i dyshuar i kamionit e pranoi fajin
Police cordons the truck which crashed into the Ahlens department store at Drottninggatan in central Stockholm, April 7, 2017. / AFP PHOTO / Jonathan NACKSTRAND (Photo credit should read JONATHAN NACKSTRAND/AFP/Getty Images)

Suedi: Shoferi i dyshuar i kamionit e pranoi fajin

 Rahmat Akilov, i dyshuar se me kamion ka hyrë në turmën e njerëzve në qendër të Stokholmit, ku e humbën jetën katër persona dhe 15 u lënduan, pranoi se ka bërë vepër penale terrorizëm, deklaroi sot avokati i tij, Johan Erikson.

“Pozita e tij është që ta pranojë veprën penale terrorizëm dhe të pranojë paraburgim për këtë”, tha Erikson në seancën gjyqësore ku gjykata duhet të vendos nëse i dyshuari duhet të mbetet në paraburgim.

Policia suedeze paraprakisht e identifikoi të dyshuarin si një burrë 39 vjeçar nga Uzbekistani. Nga policia theksuan se ai ishte i njohur edhe për atë që ka treguar simpati ndaj organizatave ekstremiste, duke e përfshirë edhe Shtetin Islamik.

Siç theksuan, i dyshuari ka kërkuar vend të vazhdueshëm për jetesë në Suedi, por ishte refuzuar, për çka autoritetet e kanë kërkuar për shkak të deportimit, lajmëruan agjencitë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *