Home / Lajme / Botë / Sulm në Izrael: 4 të plagosur

Sulm në Izrael: 4 të plagosur

Një palestinez i ka therur me thikë katër persona duke iu shkaktuar lëndime të lehta përgjatë bregdetit të Tel Avivit.

Sulmuesi është arrestuar nga policia izraelite e cila e ka cilësuar sulmin si terrorist,

Një valë sulmesh nga palestinezët në Izrael dhe në Bregun e okupuar Perëndimor që nga tetori i vitit 2015 i kanë lënë të vdekur 37 izraelitë, dy turistë amerikanë dhe një studente britanike. Të paktën 242 palestinezë janë vrarë gjatë kësaj periudhe të dhunës sporadike.

Të plagosurit janë tre persona në të 50-at e tyre dhe një i moshës 70-vjeçe, të cilët janë dërguar në spital.

I dyshuari është identifikuar si palestinez i moshës 18-vjeçe nga Bregu Perëndimor.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *